
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshatin Koreticë).
Lajmin e bëri të ditur për Front Online zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura. Nga aksidenti nuk ka të lënduar”, tregoi Hoxha.