Kurorë në emër të ish-presidentit Thaçit për varrin e truprojës së tij: Nuk më prite edhe pak Raketë

18:33 | 19 Mars 2024
kurore-ne-emer-te-ish-presidentit-thacit-per-varrin-e-truprojes-se-tij:-nuk-me-prite-edhe-pak-rakete

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa), ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproje i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Raketa ishte nga fshati Plluzhinë.

Ferizi i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.

Për varrin e Ferizit, është siguruar edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.

“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule.

Komento: