Pasagjeri hipi në taksi dhe ia mori 60 euro shoferit

09:33 | 20 Mars 2024
pasagjeri-hipi-ne-taksi-dhe-ia-mori-60-euro-shoferit

Një shofer i një taksie në Prishtinë, ka njoftuar se i janë marrë 60 euro nga një pasagjer. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë ky rast është cilësuar si kanosje, shkruan Front Online.

Njoftimi i Policisë:

Ankuesi mashkull kosovar-taksist ka raportuar se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti duke e kanosur i ka grabitur 60 € para të gatshme (ankuesit) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Komento: