Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

11:03 | 20 Mars 2024
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-ketij-personi

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës identifikimin e një personi i cili sipas policisë dyshohet për përfshirje në një rast të vjedhjes  së rëndë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në kërkesën e policisë

Kërkesa e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Komento: