MAPL merr vendim lidhur me zgjedhjen e kryesuesit të ri të asamblesë së Prishtinës

11:33 | 20 Mars 2024
mapl-merr-vendim-lidhur-me-zgjedhjen-e-kryesuesit-te-ri-te-asamblese-se-prishtines

Zgjedhja e Fehmi Kupinës kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës është i ligjshëm kështu ka konstatuar MAPL. Në vendimin që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se vendimi i miratuar nga komuna para 11 ditësh është në përputhje me ligjin.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës për zgjedhjen e kryesuesit të ri të asamblesë së Prishtinës ka vlerësuar se është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.

Fehmi Kupina me 14.03. 2024 është zgjidhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e tretë të votimit

Me 22 vota për kandidati i pavarur, Kupina tashmë është rizgjedhur për herë të dytë kryesues i këtij kuvendi.

Mbledhja e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit ishte thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ndryshe, muaj më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.

Komento: