Hovenier për kërcënimin e Vuçiqit: S’mbesim pa gjumë, këtu është prezente Aleanca më e suksesshme në histori

14:03 | 20 Mars 2024
hovenier-per-kercenimin-e-vuciqit:-s’mbesim-pa-gjume,-ketu-eshte-prezente-aleanca-me-e-suksesshme-ne-histori

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka komentuar deklaratën e presidentit serb Vuçiq që kërcënoi Kosovën ditë më parë.

Ai tha se nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimit meqë Aleanca më e fuqishme në histori është prezente në Kosovë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”.

Komento: