Ish-zv/ministri i Financave: Qeveria nuk ka të drejtë të propozojë asgjë, rregullorja e BQK-së duhet të implementohet

17:03 | 20 Mars 2024
ish-zv/ministri-i-financave:-qeveria-nuk-ka-te-drejte-te-propozoje-asgje,-rregullorja-e-bqk-se-duhet-te-implementohet


Ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtë të propozojë asgjë në lidhje me çështjen e dinarit.

Gashi që njëherësh ishte edhe ish-zv/guvernator i BQK-së thotë se duhet të implementohet rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Nuk e di Qeveria se çka dëshiron me propozu, Qeveria nuk ka as të drejtë me propozu, Qeveria nuk ka organ e cila i rregullon rregulloret e BQK-së, kështu që unë nuk e di se çfarë obligimi ka marr Qeveria për me propozu se qysh po thonë. Kurrfarë propozimi nuk duhet, duhet me implementu rregulloren mbi operacionet për paratë e gatshme në Kosovë e cila është nxjerr nga Banka Qendrore, e cila duhet të implementohet ashtu siç shkruan në rregullore”, ka thënë ai.

Komento: