
Më 21 mars do të mbahet një koncert gala në Vjenë, ku Kosovën do ta përfaqësoj një 11 vjeçare.
Ajo është Aria Elize Bulliqi.
Aria është fituese e shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të fituara në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Evropë.
Vendin e parë si pianiste e kishte fituar në Spanjë, ndërsa vendin e dytë ajo e mori në Lugano të Zvicrës në një festival.
Çmim nderi kishte marr në Angli dhe në Geneva, ndërsa në Budapest, Aria kishte fituar vendin e tretë dhe ishte shpërblyer me një medale të bronztë.
Ëndrrën e saj në muzikë kësaj radhe do ta vazhdojë në koncertin gala në Vjenë i cili pritët të mbahët nesër.

