Senatori amerikan Murphy pret në takim emisarin britanik Peach, flasin për bashkëpunimin rreth dialogut Kosovë-Serbi

20:33 | 20 Mars 2024
senatori-amerikan-murphy-pret-ne-takim-emisarin-britanik-peach,-flasin-per-bashkepunimin-rreth-dialogut-kosove-serbi

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka njoftuar se sot e ka pritur në SHBA emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Murphy ka thënë se në këtë takim kanë folur për atë se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Bosnje e Hercegovinën.

“Gëzohem të mirëpres të dërguarin e Britanisë për Ballkan, Lordin Stuart William Peach në zyrën time sot për të folur rreth mënyrës se si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund të punojnë së bashku për çështjet e Kosovës/Serbisë dhe Bosnjës”.

 

Komento: