
Një veturë me targa zvicerane është përfshirë nga zjarri sot në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.
Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit ku edhe e kanë shuar zjarrin, por se automjeti është djegur tërësisht.
Viktima ka deklaruar së dëmi ka vlerën rreth 43000 franga zvicerane.
Njoftimi i plotë:
Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se fshatin Grazhdanik, Prizren përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit dhe e kanë shuar zjarrin si pasoj e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri”.