Babai nga Lipjani i rrah dy vajzat e tij të mitura, arrestohet nga Policia

09:03 | 21 Mars 2024
babai-nga-lipjani-i-rrah-dy-vajzat-e-tij-te-mitura,-arrestohet-nga-policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar në Lipjan.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij të mitura.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: