Krasniqi: Sot festojmë forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë

11:03 | 21 Mars 2024
krasniqi:-sot-festojme-forcen-dhe-gezimin-qe-personat-me-sindromen-down-sjellin-ne-boten-tone
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, festojmë veçantinë, forcën dhe gëzimin që personat me sindromën Down sjellin në botën tonë.

Krasniqi tha se përveç rritjes së ndërgjegjësimit, kjo ditë le të na shërbejë edhe më shumë në promovimin e përfshirjes, pranimit dhe mirëkuptimit.

“Duke përhapur sa më shumë dashuri, mirësi dhe pozitivitet, le të punojmë së bashku për të krijuar një vend ku të gjithë, pavarësisht nga aftësitë apo dallimet e tyre, vlerësohen, respektohen dhe përqafohen”, ka shkruar Krasniqi.

Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Komento: