
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot është pritur në Moskë nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov
Takimin e ngrohtë mes tyre e ka komentuar shkurt kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, duke shkruar “From Russia with love”. Ai ka aluduar në marrëdhënien e mirë që ka Serbia më Rusinë.
Lavrov i tha Daçiqit sot se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim të situatës në Ballkan, të cilën e vlerëson si serioze, duke shtuar se Rusia “është e interesuar të parandalojë krizat e reja”, siç raporton Danas, transmeton Gazeta Express.