Liderët evropianë pritet të miratojë hapjen e negociatave me Bosnjën

18:03 | 21 Mars 2024
lideret-evropiane-pritet-te-miratoje-hapjen-e-negociatave-me-bosnjen

Shefet e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian gjatë samitit të sotëm do vendosin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën e Hercegovinën.

Liderët e BE-së ë ndërmarrin këtë hap meqë konsiderojnë se shteti ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga marrja e statusit të kandidatit në dhjetor të viti 2022.

Komisioni Evropian më 12 mars ka rekomanduar që t’i jepet drita e gjelbër nisjes së negociatave të anëtarësimit mes Brukselit e Sarajevës dhe ky rekomandim shërben si bazë për marrjen e vendimit në nivel të liderëve.

Me këtë vendim, formalisht vetëm Kosova mbetet jashtë proceseve integruese evropiane, ndonëse konsiderohet vend që ka perspektivë të integrimit.

Në procesin e zgjerimit bëjnë pjesë dhjetë shtete, duke përfshirë këtu gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dhjetor të vitit 2022, Kosova ka aplikuar për status kandidati ndërsa ky aplikacion akoma nuk është shqyrtuar formalisht.

Komento: