
Gjallërohet fshati Pllajnik i Dragashit në stinën e pranverës
Në fshatin Pllajnik të Dragashit, kishte arritur edhe stina e pranverës. Madje banorët kishin filluar tashmë edhe ta punojnë tokën.
Përveç punëve të tjera, Irfet Berisha i cili është 74-vjeçar, kujdeset për dhjetëra koshere bletë.
“Mundohemi të kujdesemi për to sa më shumë”, tha Berisha.
Momentalisht në fshat jetojnë 350 banorë, dhe për ta është e dhimbshme që çdo ditë banorët po e braktisin vendin.
“Vitin e kaluar kemi pas më shumë punë, ndërkaq sot po e shohim që nuk ka edhe shumë”, shtoi Berisha.
Në këtë vend ishte e vështirë të gjesh një grua për ta intervistuar. Megjithatë, banorët folën për të drejtat që ato kanë kanë në këtë fshat.
Ajo që i jepte gjallëri këtij fshati ishin lojërat dhe të qeshurat e fëmijëve.
Për t’i parë bukuritë e këtij fshati dhe mënyrën se si jetojnë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.