
Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-së, Todd D. Robinson, tregoi për takimet që pati sot në Kosovë.
Ai në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në takimet e sotme me gjykatës dhe zyrtarë të institucioneve të drejtësisë, një ndër temat të cilat i biseduan ishte që në sistemin e drejtësisë të mos ketë ndërhyrje të jashtme.
“Njëra prej çështjeve për të cilën biseduam ishte kjo, ndërhyrjet nga jashtë dhe sulmet e vazhdueshme ndaj sistemit të drejtësisë. Mendojmë se për këtë kanë nevojë për përkrahjen tonë. Ata po bëjnë punë të madhe në shumë aspekte. Ta respektojmë ligjin, të reformojnë institucionet të lehtësojnë jetët e njerëzve dhe ne mendojmë që duhet të përkrahen, kështu mendon edhe bashkësia ndërkombëtare. Aq sa kam kuptuar Policia është në mesin e institucioneve më të besueshme në vend nga qytetarët dhe këtë e duam për gjithë sistemin e drejtësisë dhe për këtë jemi duke punuar”, tha Robinson.