
Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES
Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.