Rukiqi: Mesatarisht 130 persona e lëshojnë Kosovën në çdo ditë të qeverisjes së Kurtit

10:33 | 22 Mars 2024
rukiqi:-mesatarisht-130-persona-e-leshojne-kosoven-ne-cdo-dite-te-qeverisjes-se-kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë në çdo ditë të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, mesatarisht mbi 130 persona në ditë e lëshojnë Kosovën.

SIpas Rukiqit, gjatë qeverisjes së Kurtit  mbi 30 mijë qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve në dy vjetët e fundit.

“Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve, në dy vitet e fundit. Mesatarisht, mbi 130 persona në ditë, leshojnë Kosovën, në çdo ditë të qeverisjes së tij. E ky na flet për shifra imagjinare të rritjes ekonomike”, ka thënë Rukiqi.

Komento: