Punë e kryer, James Rodriguez transferohet të gjiganti në Premierligë

12:38 | 29 Prill 2019

James Rodriguez pritet të largohet nga Bayern Munich.

Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për mesfushorin kolumbian James Rodriguez, ka njoftuar të hënën goal. com.

Mësohet se Rodriguez në fund të këtij edicioni do të kthehet te Real Madridi pas huazimit dyvjeçar te Bayerni.

Skuadra bavareze ka vendosur që të mos shfrytëzoj të drejtën e blerjes së Rodriguezit, pasi trajneri Niko Kovaq nuk është i kënaqur me të.

Te Manchesteri e shohin Rodriguezin si zëvendësim ideal për Juan Matan, i cili do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

James 27-vjeçar, këtë edicion ka shtatë gola e gjashtë asistime në 26 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.

Komento: