Allegri – Milan, lajm bombë nga Italia

12:54 | 29 Prill 2019

Milan është në kërkim të një trajneri të ri pas rezultateve të dobëta të Gennaro Gattusos.

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka dhënë një sinjal të madh se mund të rikthehet te ish-skuadra e Milan.

E ardhmja e teknikut italian në Juventus është vënë në pikëpyetje pasi që ‘Zonja e Vjetër’ u eliminua në çerek-finale të Ligës së Kampionëve nga Ajax.

Allegri ishte mysafirë nga “Che tempo che fa” dhe u pyet se nëse do të rikthehet tek Milan.

“Rikthimi në Milan? Edhe disa vite këtu dhe pastaj rikthehem”, tha Allegri. Megjithatë raportet e fundit nga Italia thonë se Allegri gjatë verës mund të rikthehet në ‘San Siro’.

Komento: