Një person në Prizren, është arrestuar të premten, pasi dyshohet se e ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar gruas së tij.
Sipas policisë, ai edhe e ka kanosur viktimën.
I dyshuari u dërgua në mbajtje, pasi prokurori vendosi ashtu, njofton policia.