Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ushtroi dhunë në familje

11:03 | 23 Mars 2024
arrestohet-nje-person-ne-peje,-dyshohet-se-ushtroi-dhune-ne-familje

Policia e ka arrestuar një qytetar nga Peja nën dyshimin se iu ka shkaktuar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave bashkëshortes dhe djalit të tij”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.

Komento: