Një i mitur në Lipjan arrestohet pasi sulmon një të mitur tjetër, e bën për spital

15:03 | 23 Mars 2024
nje-i-mitur-ne-lipjan-arrestohet-pasi-sulmon-nje-te-mitur-tjeter,-e-ben-per-spital

Një person i dyshuar i mitur është arrestuar nga Policia në Lipjan.

Kjo, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një të mitur tjetër.

Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Lipjan  22.03.2024-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: