Fushata ajrore e marsit 1999, Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

19:33 | 23 Mars 2024
fushata-ajrore-e-marsit-1999,-kandiq:-autoritetet-serbe-fajesojne-nato-n-per-te-mbuluar-krimet-e-veta

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-n për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim- të mbulojnë krimet në Kosovë.

Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se  Ushtria e Jugosllavisë dhe Policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civilë.

“Duke akuzuar NATO-n për “agresion”, të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim – të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së: 7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq, transmeton Telegrafi.

Më tej ajo NATO nuk ishte kurrë në terren – “nuk mundi të parandalonte granatimet e fshatrave, plaçkitjen, djegien e shtëpive dhe të moshuarve të mbetur në to, konfiskimin dhe shkatërrimin e dokumenteve, por i mundësoi popullatës së dëbuar të kthehej në vendin e tyre”, ka thënë Kandiq.

Komento: