
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë shpreson se shumë shpejtë Kosova do të bëhet anëtare e NATO-së.
Ajo është shprehur se vendi do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë.
“Edhe njëherë faleminderit NATO, edhe një herë besoj se Kosova shumë shpejtë do të ulet përkrahë miqve që na qëndruan pranë në momentet më të vështira dhe do ta kthejë këtë borxh duke ndihmuar në vende të tjera siç po ndihmon edhe sot ushtria jonë”.
“Kjo duke shërbyer krah për krah me ushtrinë amerikane, atë angleze dhe ushtritë e tjera dhe duke kontribuar sot në paqe dhe stabilitet në vendet e tjera të botës”, ka thënë Osmani.