Trajneri i madh i thotë “JO” Milanit

13:59 | 29 Prill 2019

Menaxheri i gjigantëve anglez, Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka hedhur poshtë raportet që e lidhin atë me një lëvizje në Milan.

E ardhmja e Gattuso te rossonerët, është nën dyshim të ashpër kohët e fundit dhe këto dyshime arritën kulmin ku MIlani pësoi një disfatë 2-0 në Torino dje, përcjell ORAinfo.

Pochettino është një njeri i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje në Milan, por në një intervistë të fundit me Goal.com, argjentinasi hodhi poshtë këto thashetheme.

“Milan ? e kam lexuar atë në shtyp, asgjë tjetër, e dimë se si funksionon kjo botë, këto zëra nuk e ushqejnë egon, ndërsa të tjerët duan të jenë në buzët e të gjithëve, Kjo është pjesë e futbollit.

“Nëse flasim për një interes nga klubet e tjera, e marr atë si një certifikatë vlerësimi”.

“Kur u rinova me Tottenhamin, e bëra atë për të qëndruar dhe sepse besoj se mund të bëj atë që kemi bërë këtë sezon. Nuk kam komentuar asnjëherë për thashethemet, ka pasur edhe zëra për klubet angleze dhe vendet e tjera”, ka thënë Pochetino./ORAinfo/

Komento: