Bislimi: 25 vjet më parë NATO-ja ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e kësaj organizate

20:33 | 24 Mars 2024
bislimi:-25-vjet-me-pare-nato-ja-ndali-gjenocidin-e-millosheviqit,-sot-kosova-kerkon-te-behet-pjese-e-kesaj-organizate

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkruar në platformën “X”, për 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s që rezultoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Bislimi ka thënë se Kosova sot është vend demokratik dhe kërkon anëtarësimin në këtë organizatë.

“Sot ne shënojmë momentin kur NATO ndaloi shtypjen dhe gjenocidin e regjimit të Millosheviqit të Serbisë. 25 vjet më vonë, Republika e Kosovës është një vend demokratik, që kërkon anëtarësimin në organizatë, si realizim i aspiratës dhe orientimit tonë”, ka shkruar Bislimi.

Komento: