Zhduket një 86-vjeçare në Rahovec, nis aksioni për kërkimin e saj

23:03 | 24 Mars 2024
zhduket-nje-86-vjecare-ne-rahovec,-nis-aksioni-per-kerkimin-e-saj

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar.

Këtë për Klankosova e ka konfirmur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, duke bërë të ditur se gruaja ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk është kthyer.

“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka nisur një operacion kërkimi në Rahovec. Po kërkohet një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc, e cila ka dalë nga shtepia sot rreth ores 16″00 dhe nuk është kthyer”, thuhet në konfirmim.

Komento: