Plas sherri mes çiftit në Deçan: Burri e denoncon gruan pasi ushtroi dhunë ndaj saj, i sulmon edhe policët

08:03 | 25 Mars 2024
plas-sherri-mes-ciftit-ne-decan:-burri-e-denoncon-gruan-pasi-ushtroi-dhune-ndaj-saj,-i-sulmon-edhe-policet

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Isniq të Deçanit, ku burrë e grua u kapën me njëri – tjetrin.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar fillimisht nga burri, i cili është ankuar për gruan e tij, por që doli se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj saj pas sherrit që plasi mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por që ka hasur në rezistencë për arrestimin e burrit 56-vjeçar, pasi i njëjti po dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Policia e ka vënë situatën nën kontroll, me ç’rast i dyshuari është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rast është iniciuar edhe ndaj bashkëshortes së tij.

Komento: