Ish-ministri i Tregtisë: Liberalizimi i vizave faktori kryesor i largimit të rinjve dhe mbylljeve të bizneseve në Kosovë

09:33 | 25 Mars 2024
ish-ministri-i-tregtise:-liberalizimi-i-vizave-faktori-kryesor-i-largimit-te-rinjve-dhe-mbylljeve-te-bizneseve-ne-kosove


Liberalizimi i vizave faktori kryesor i largimit të rinjve dhe mbylljeve të bizneseve në Kosovë.

Kështu po thotë për Front Online ish-ministri i Tregtisë në qeverisjen e Avdullah Hotit, Vesel Krasniqi.

Krasniqi tha se mbyllja e bizneseve po vërehet në secilën komunë.

Ai thotë se janë disa faktorë që po e rrisin këtë fenomen.

“Në çdo komunë po vërehet që po ka mbyllje të bizneseve sidomos atyre me pakicë, me largimin e vizave të rinj që kanë qenë punëtorë në sektorin e gastronomisë, ndërtimtarisë dhe disa sektorë tjerë ky është faktori kryesor. Kemi ngritje të çmimeve çdo ditë e pagat nuk po lëvizin edhe për çështjen e pagave po ikin punëtorët por faktorë është edhe sigurimet shëndetësore. Janë disa faktorë”, thotë Krasniqi.

Komento: