Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë nesër në Kosovë

11:03 | 26 Mars 2024
ministri-i-mbrojtjes-se-kroacise-neser-ne-kosove

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, do ta vizitojë nesër Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ai pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 16:30.

“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë vizitën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komento: