Plagoset një person në Prishtinë

16:03 | 26 Mars 2024

Sot rreth orës 13:40 ka ndodhur një plagosje në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Haxhi Zeka”, raporton FrontOnline.

Rastin për Front Online e ka konifrmuar edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Komento: