Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunimi”.
Rasti ka të bëjë me një ngjarje në Drenas, ku dyshohet se një 14-vjeçare është dhunuar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj lajmin e ka bërë të ditur për Front Online.
“Mirëmëngjesi i nderuar, ju njoftojmë se Prokuroria ka paraqitur kërkesë per caktimin e masës se paraburgimit ndaj te miturit, për shkak te vepres penale “Dhunimi”, ne gjykaten kompetente”, tregoi Ulaj.