
Front Online pak më parë raportoi se ish-ministri i Financave dhe ish-guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza është i zgjedhuri i PDK-së që do të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
E, këtë e ka konfirmuar edhe vet kryetari i partisë, Memli Krasniqi.
Ai tha se Hamza është përgjigjja e tyre ndaj mirëqenies së qytetarëve.
“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt!”, ka thënë ai.