Kaos te PSG, përplase e ashpër mes Tuchel dhe Neymar

21:55 | 29 Prill 2019

Një atmosferë shkatërruese vërtitet rreth PSG.

Eliminimi nga Champions League e më pas disafata në finale e Kupës së Francës po torturon klubin që dështoi në objektivat më të mëdha të sezonit.

Sikur të mos mjaftonte, problemet në kampin e parizienëve duket se dikush më shumë se të tjerët shkon dhe i kërkon me insistim.

Kusht tjetër më shumë se braziliani Neymar, i cili pas dënimit të marrë nga tribuna, aty prej nga ku ofendoi dhe akuzoi arbitrat që gjykuan eliminimin e PSG përballë Manchester United, tashmë rrezikon një tjetër sanksion, transmeton telesport.

Sërish nga shkallët e stadiumit, por kësaj here Neymar nuk është mjaftuar me fjalët, në akuza e ofendime, por ka kaluar te duart. I provokuar nga një tifoz Rennes, Neymar, i cili po ngjiste shkallët për në tribunën VIP, ku duhet të tërhiqte medaljen e finalistit të Kupës së Francës, ishte i vetmi që iu përgjigj duke e goditur.

Një reagim ky i Neymar, që veçse rrezikon një tjetër ndëshkim të brazilianit, kësaj here nga Federata Franceze, ka hasur edhe në kritikat e trajnerit të tij, Tuchel. “Nuk më pëlqeu aspak ai veprim. Nuk është e mundur të bësh ato gjëra. Humbja nuk është e lehtë për tu pranuar, por duhet të jesh respektues ndaj tifozëve. Disa futbollistë dashurojnë të fitojnë, të tjerë urrejnë të humbasin”, deklaroi trajneri i PSG, Tuchel.

Komento: