Disa të lënduar nga të shtënat në një shkollë në Finlandë

11:03 | 02 Prill 2024
disa-te-lenduar-nga-te-shtenat-ne-nje-shkolle-ne-finlande

Një incident me të shtëna armësh është raportuar në një shkollë në Vantaa të Finlandës, ka njoftuar policia finlandeze përmes një njoftimi.

Numri i të lënduarve deri më tani nuk dihet, raporton RTE, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas policisë një I dyshuar për të shtënat është arrestuar. Forcat e rendit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë larg zonës ku ka pasur të shtëna dhe të mos i hapin dyert për persona të panjohur.

Komento: