Inter arrin marrëveshje me yllin e City-t, ja çmimi që i caktuan anglezët

23:18 | 29 Prill 2019

Te Manchester City, lojtari fiton 4.5 milionë euro.

Inter ka arritur marrëveshjen me Danilo-n. Zikaltrit kanë qenë tepër aktivë në merkato megjithëse sezoni s’ka përfunduar akoma.

Danilo i ka thënë po klubit italian duke pranuar një ulje rroge.

Te Manchester City, lojtari fiton 4.5 milionë euro, por tek Inter ai do të fitojë 3.5 milionë.

Kontaktet mes Inter dhe mbrojtësit të djathtë kanë nisur që në tetorin e kaluar dhe City është gati ta shesë lojtarin për 15 milionë euro plus bonuse.

Tani topi është në kontrollin e zikatërive, janë ata që duhet të vendosin nëse do të shpenzojnë 15 milionë euro për lojtarin.

Inter do të presë deri në fund të sezonit për të qenë i sigurt për aktivizimin në Champions League pastaj do të veprojë.

Komento: