Zemaj në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s: Nder të jem pjesë e kësaj ngjarjeje historike

14:33 | 04 Prill 2024
zemaj-ne-ceremonine-e-75-vjetorit-te-nato-s:-nder-te-jem-pjese-e-kesaj-ngjarjeje-historike

Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të kësaj aleance ushtarake.

Ai duke shprehur vlerësim për pjesëmarrjen, ka shpërndarë fotografi ku shihet afër me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberb.

“Nder i madh të isha sot pjesë e kësaj ngjarjeje historike për ta shënuar 75-vjetorin e NATO-s, aleancës më të suksesshme dhe më të fortë në histori”, ka shkruar Zemaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Kosova është gjithmonë falënderuese ndaj NATO-s për lirinë dhe paqen, për KFOR-in, për shërbimin dhe angazhimin vetëmohues përgjatë 25 vjetëve”.

Komento: