
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka theksuar se kanë arritur demaskimin e disa individëve dhe Qeverisë, të cilët janë përfshirë në afera të mëdha korruptive, duke përfshirë edhe akuzat për keqpërdorim të teksteve shkollore.
“Atë që kemi arritur të bëjmë, dhe e them me përgjegjësi të plotë, është zbulimi i disa individëve dhe strukturave qeveritare, veçanërisht në lidhje me aferat e mëdha korruptive që kanë dalë në sipërfaqe. Një nga të akuzuarit është dyshuar për keqpërdorim të tekstesh shkollore, ku janë shpenzuar më shumë miliona sesa në vitet paraprake”, ka deklaruar Zemaj në emisionin FIVE.