Rama: 80% e qytetarëve të anketuar të kënaqur me shërbimet e Termokos, sezonin e ardhshëm kyçje të reja

10:03 | 05 Prill 2024
rama:-80%-e-qytetareve-te-anketuar-te-kenaqur-me-sherbimet-e-termokos,-sezonin-e-ardhshem-kycje-te-reja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se 80 përqind e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes nga Termokos.

Ai ka thënë se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, zgjerim të rrjetit dhe përmirësim të aktualit ku ka nevojë.

“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Komento: