Lamtumirë Atletico Madrid, Diego Godin transferohet në Serie A

10:50 | 30 Prill 2019

Diego Godin do të largohet nga Atletico Madrid.

Diego Godin do ta përfundojë aventurën e tij në Atletico Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se qendërmbrojtësi uruguaian ka vendosur të fillojë një aventurë të re.

Godin do ta zhvillojë duelin e fundit me Atleticon në shtëpi të shtunën e 12 majit ndaj Sevillas, përcjell lajmi.

Godin ka refuzuar ofertën e vazhdimit të kontratës në Atletico Madrid.

E ardhmja e tij, në pritje të konfirmimit zyrtar, do të vazhdojë te skuadra nga Serie A, Inter.

Komento: