Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë, i dyshuari shoqërohet në stacion policor

09:03 | 08 Prill 2024
tentoi-ta-kalonte-ilegalisht-kufirin-nga-serbia-ne-kosove,-i-dyshuari-shoqerohet-ne-stacion-policor

Një person ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40.

Nga raporti 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar, përcjell klankosova.tv

“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: