
Në anën tjetër, ekonomisti Lulzim Beqiri shumën prej 26 milionë euro të shpenzuar për udhëtime zyrtare të Qeverisë aktuale e ka vlerësuar tejet të lartë.
Ai ka krahasuar këtë shifër me rritjen ekonomike në vend.
Beqiri ka thënë se organet shtetërore duhet të kenë kujdes me shpenzimin e parasë publike.
“Kostoja e udhëtimeve jashtë vendit është tejet e lartë duke analizuar rritjen ekonomike. Nuk kemi pas rezultate konkrete të këtyre udhëtimeve, prandaj një vlerë kaq e madhe e shpenzuar për udhëtime është e papranueshme. Organet e shtetit duhet të kenë kujdes në shpenzimin e parasë publike sepse janë ende një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë me të ardhura të ulëta”, vlerësoi Beqiri për Front Online.