Lazio jep lajmin e fundit për lëndimin e Savic

11:53 | 30 Prill 2019

Ylli i Lazios Milinkoviç-Savic është duke vuajtur nga dy lëndime.

Sipas klubit romak, mesfushori është duke vuajtur nga një lëndim në gju dhe një në kyçin e këmbës.

Mesfushori pritet të humbë ndeshjen në Serie A kundër Atalanta, me shpresën për t’u kthyer para finales së Kupës së Italisë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi i tij për tu shëruar nga lëndimi, nuk është e sigurt se ai do të jetë në gjendje të luajë finalen që nga fillimi, edhe pse ai do të vlerësohet në dy javët e ardhshme për të ditur më shumë për rikuperimin nga lëndimi.

Testet e para do të tregojnë mundësinë e rimëkëmbjes, tifozët e Lazios shpresojnë se ai mund të luaj kundër Atalanta më 15 maj, për gjasat janë të vogla. /ORAinfo/

Komento: