Bomba e ditës: Milan shkarkon Leonardon?

12:30 | 30 Prill 2019

Milan është duke kaluar një periudh të vështirë.

Transferimet e verës nuk kanë rezultuar të suksesshem për klubin ‘Kuq e Zi’, pasi Milan po rrezikon pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm. E kjo mund t’i kushtojë shumë Leonardos.

Corriere Della Sera raporton sot se përveç Gennaro Gattusos edhe Leonardo rrezikon vendin e tij në Milan për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Në fakt, në fund të sezonit, drejtori teknik i Rossonerëve do të duhet të përgjigjet për tregun e transferimeve të verës së kaluar, veçanërisht në lidhje me Higuain, Castillejo dhe Laxalt.

I pari ka lëvizur në janar drejt Chelseas, ndërsa dy të fundit kanë dështuar të përmbushin pritjet deri më tani. /ORAinfo/

Komento: