Osmani në Ditën e Kushtetutës: Zbatimi pakompromis i saj përshpejton procesin integrues drejt familjes së madhe euroatlantike

11:33 | 09 Prill 2024
osmani-ne-diten-e-kushtetutes:-zbatimi-pakompromis-i-saj-pershpejton-procesin-integrues-drejt-familjes-se-madhe-euroatlantike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Osmani tha se Kushtetuta është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj i ndihmon dhe përshpejton procesin integrues drejt familjes së madhe euroatlantike.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, ka thënë Osmani

Komento: