“Kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel”: Bajrami rikthen deklaratën e Kurtit në Ditën e Kushtetutës

15:03 | 09 Prill 2024
“kush-e-shkele-kushtetuten-eshte-superkriminel”:-bajrami-rikthen-deklaraten-e-kurtit-ne-diten-e-kushtetutes

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka cituar thënien e kryeministrit Albin Kurti për shkeljen e Kushtetutës.

Në Ditën e Kushtetutës, deputetja Bajrami ka sjelllur thënien e Kurti që kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel.

“Kush e shkelë Ligjin është kriminel, kush e shkelë Kushtetutën është superkriminel” thënie nga Albin Kurti, kryeministër i këtyre ministrave” – ka shkruar Bajrami në Facebook.

Në këtë postim, ajo ka bashkëngjitur edhe shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria Kurti e që sipas LDK-së, Qeveria ka shkelur shtatë herë Kushtetutën.

Komento: