Voziti nën masën mbrojtëse, shoferi në Ferizaj gjobitet ne 500 euro dhe i konfiskohet vetura

18:03 | 09 Prill 2024
voziti-nen-masen-mbrojtese,-shoferi-ne-ferizaj-gjobitet-ne-500-euro-dhe-i-konfiskohet-vetura

Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar një shofer 26-vjeçar,  i cili po drejtonte veturën  e tij nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë mua si dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnê automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët”, thuhet në komunikatën për media.

Komento: