Ish-ambasadori Canaj: Kosova mund të bëhet pengesë e vetvetes në rrugëtimin drejt KiE-së

19:33 | 09 Prill 2024
ish-ambasadori-canaj:-kosova-mund-te-behet-pengese-e-vetvetes-ne-rrugetimin-drejt-kie-se

Gjatë së hënës, presidenti i Francës Emmanuel Macron, e ka pritur në takim presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Njëra ndër kërkesat e Vuçiqit për Macronin, ishte pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Austri Blerim Canaj, tha se Vuçiq s’mund ta pengojë rrugëtimin e Kosovës në KiE.

Ai tha se “Kosova mund të bëhet pengesë e vetvetës”.

“Në qoftë se ju kujtohet nga Escobar për shembull janë përmendur shkelja e të drejtave të njeriut, kur ishte çështja e dinarit. Pastaj ishte përmendur edhe nga Lajçak. Dhe ne e dimë se të drejtat e njeriut janë kusht për t’u futur në Këshillin e Evropës”, tha Canaj në Info Magazine në Klan Kosova.

Komento: