
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologun e saj nga Malta, njëherët edhe kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
Gërvalla, kryesuesit të OSBE-së, i’a ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në projekte të reja.
“Pasi e urova homologun nga Malta për marrjen e pozicionit të ri si kryesues i OSBE-së, shpreha gatishmërinë e Republikës së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit në projekte të reja, të cilat si qëllim kanë demokratizimin, sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Gërvalla.

Gjatë këtij takimi, ajo ka deklaruar se Kosova është shembull për demokratizim e sundim të ligjit.